Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, si dhe dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky raport e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, shkruan kreu i PDK-së.Sipas Krasniqit, me kryeministrin Kurti në Qeveri dhe me Martin Berishajn si ambasador me skandale, raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht.“Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht!”, shkruan Krasniqi.
Data 12.05.2025
Aktuale
- Kryetarja e Forumit të së Gruas, dega në Çair, Teuta Ramadani Xhaferi, ka konfirmuar largimin e saj nga Aleanca e Taravarit
- PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, siguron mbi 3 mijë më shumë! Ja si paraqiten rezultatet paraprake
- (VIDEO) Taravari: Dalim nga qeveria, nuk duam të jemi kukulla
- Procedurë e posaçme për shitjen e biletave, FSHF informon tifozët për duelin Shqipëri-Serbi
- Mickoski: BE-ja mbetet qëllimi ynë strategjik
- (VIDEO) Psikologu Amzai: Bullizmi është shndërruar në krim
- Partia Demokratike ka rifituar një mandat në Tiranë duke bërë që Jorida Tabaku të kalojë pragun e listës së hapur.
- Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane