Bastoret “Sport Life”, për çdo vit e shpërblejnë suksesin dhe punën profesionale të punëtorëve të tyre, dhe kështu edhe tani për 60 punëtorët më të suksesshëm në vitin 2022 u ndanë vauçerë në vlerë prej 12.000 denar të cilat mund ti shfrytëzojnë për pushim, udhëtim ose vizitë spa qendrave, për shoping në shumë qendra shitëse edhe për shërbime tjera të ndryshme sipas vullnetit të tyre.
Të punësuarit më të suksesshëm janë të vlerësuar sipas kritereve të përcaktuara të bazuar në punën e të punësuarve në pjesë të ndryshme të procesit të punës gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë edhe përvojën e tyre dhe përvojën e punës në “Sport Life”.
„Sport Life“ është kompani udhëheqëse në sferën e lojërave të fatit dhe basteve sportive, e cila me sukses është duke punuar prej më shumë se 20 vite dhe në vazhdimësi investon në zhvillimin e të punësuarve, përmes trajnimeve, edukimeve, bursave për studime e të ngjashme. Për secilin sukses dhe progres, janë të paraparë edhe bonuse të rregullta dhe dhurata si dhe mundësi për avancim në karrierë.
Kujdesi për të punësuarit dhe zhvillimi i shpirtit ekipor të “Sport Life” këtu nuk ndalet, ata ndërtohen edhe përmes një numri të madh të aktiviteteve të rregullta të cilat kontribuojnë për kënaqësinë e të punësuarve të tyre dhe suksesin e kompanisë, theksuan nga “Sport Life”.