Udhëheqësi i Grupit të Zjarrit Izet Mexhiti sonte në Shkumbin deklaroi se, qytetarët po e mbështesin kauzën e tyre.
Të nderuar vëllezër e motra, ndjehem jashtë mase i nderuar nga prezenca juaj, sonte dëshmuam edhe një herë bashkarisht se duam ta rikthejmë BDI-në e vlerave kombëtare, BDI-në e vitit 2002, BDI-në e UCK-së, e të ndalim këtë tjetërsim që bëri që BDI ta humb Tetovën e Pollogun.
Nga këtu, dua të dërgoj porosi se BDI duhet të qëndrojë larg kazinove dhe Ligjit për lojërat e fatit, dhe për këtë thërras kryeparlamentarin Talat Xhaferi, Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe posaçerisht zv. Kryeministrin e parë Artan Grubi, të reflektojnë edhe ndaj thirrjeve të Ambasadorit të BE dhe atij austriak për të mos keqpërdorur flamurin europjan në parlament. Larg duart nga këto gjëra, se do i vendosni BDI-së njollë që askush nuk mund t’ia heq!
Ne po mundohemi ta luftojmë arrogancën e ekzekutivit tonë, po mundohemi vendosim një normë të re të autokritikës si vlerë e re e cila na mbron nga mendjemadhësia, nga çallëmi, sepse nuk mund të shkojmë te qytetari e t’ia kërkojmë votën, dhe mandej të futemi në qeveri e ta harojmë qytetarin, ta harojmë votuesin, ta harojmë militantin, këshillin vendor e kështu me radhë. Ne po mundohemi të përmirësojmë vehten, sa nuk na ka përmirësuar populli”, deklaroi Mexhiti.(INA)