Nga tubimi i BDI-së në Çair, ku u paralajmërua se me Qeverinë do të udhëheqë një shqiptar, u aktualizua tema e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.
Ndërkaq sot, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sërish u deklarua për këtë temë.
Nëpërmjet rrjeteve sociale ai tha: “Ai po vjen”.
Marrëveshja parasheh që kryeministri shqiptar të jetë person mbipartiak, por mbetet të shihet se nëse ky paralajmërim i Grubit do të bëjë ndonjë ndryshim në këtë pikë dhe ai të zëvendësojë Dimitar Kovaçevskin në 100 ditët e fundit, siç e zëvendëson në seanca qeveritare të cilat i kryeson Grubi në mungesë të Kovaçevskit.