Gjinekologu Shkëlqim Balili tha se nëse do ishte President të gjitha grave që kanë burra shqiptarë do i jepte nga një rrogë tjetër.
Ai tha në “Good Morning Albania” se këtë deklaratë e ka bërë pasi sipas tij populli shqiptar nuk e kanë arritur qytetërimin dhe se për të parë këtë mjafton që t’i gërvishtësh dikujt makinën.
Por unë kam thënë para disa ditësh që nëse do isha President, të parën gjë do i thosha popullit faleminderit që më zgjodhët, por kam një dëshirë; të gjitha grave në Shqipëri që kanë burra shqiptarë duhet t’u japim nga një rrogë plus.
Sepse burri, nëse shikojmë se ku ka arritur qytetërimi në Shqipëri, fërkoji pak makinën njërit dhe o do humbësh jetën në vend, o do të thotë merr çelësat dhe makinë e dua për një javë.
Ne kemi ardhur nga një shoqëri që nuk e ka kaluar qytetërimin”, tha gjinekologu Shkëlqim Balili.