Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi sonte nga tubimi partiak i BDI-së, në Çair, tha se Ali Ahmeti wshtw arsyeja e vetme për të cilën ai është angazhuar në politikë.
“Një ndër burrat e rrallë, për mua është i vetmi si aryse për të cilin jam në politik. Ju e dini se Familja ime është marrë me arsim, kulturë, sport, asnjëhërë me politik. Jam i vetmi nga familja që është i përfshirë në politik dhe në jetën publike. Vetëm një aryse ka, Ali Ahmeti! Asnjë arsye tjetër”, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij Grubi.