Ndihma e njëhershme financiare prej 81.000 denarë si zgjidhje e përkohshme, po punohet edhe në zgjidhje sistematike që gratë fermere të kenë të njëjtat të drejta si pjesa tjetër me të drejtën e pushimit të lehonisë
Në kuadër të fushatës “Të zëshme e të guximshme” të realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke i kushtuar muajin mars shëndetit mendor dhe mirëqenies së grave si parakusht për barazinë gjinore, dje së bashku me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, organizuan një manifestim në komunën e Krivogashtanit për promovimin e Programit për përkrahje të sigurimit social të grave që ushtrojnë veprimtari bujqësore dhe mbështetjen e dedikuar për fermeret femra përmes programit për mbështetje financiare për zhvillimin rural 2023./Lajmi i plotë.