Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.Në njoftim thuhet se duke i’u uruar sukses kandidatëve ministri Mehaj, ka thënë se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që presin ti bashkohen FSK-së.“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë. Duke u uruar sukses të gjithë kandidatëve, Ministri Mehaj ka theksuar se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen FSK-së”, thuhet në njoftim.Teksa thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë.“Ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë”, thuhet tutje.
Data 21.12.2025
Aktuale
- Sulmohet me armë zjarri një xhami shqiptare në Austri
- 5 të lënduar në aksident trafiku në afërsi të Petrovecit
- Automjeti i shkatërruar plotësisht! Skena tmerri afër Beogradit ku humbën jetën dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
- Siljanovska-Davkova uron komunitetin turk me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke
- Hoxha Ibrahim Shabani zgjidhet në Myftini të Shkupit me përkrahje koncensuale
- Rami Mislimi: Reforma e BDI-së dhe reagimi i “milionerëve”
- Nafie Selmani: Si kritikuese e BDI-së që nga 2010 e pranoj, Ali Ahmeti e nuhati momentin politik
- Kryetari i TIKA-s, Abdullah Eren u prit në takim nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, Darko Kostadinovski


