Qumështi nuk mund të jetë më i shtrenjtë në Maqedoni sesa në Austri. Aktualisht, një qumësht në Maqedoni është 80 denarë, në Austri 1,25 euro, thotë ekonomisti Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare.
“Nuk ka asnjë justifikim ekonomik për një gjë të tillë. As rryma nuk është më e shtrenjtë në Maqedoni, as rrogat, as taksat. Nëse Qeveria nuk kujdeset për të varfrit nëse do të kenë ushqim, atëherë nuk duhet t’i ngrijë çmimet, kështu që do të shohim, ata që janë të pasur do të bëhen edhe më të pasur, ata që janë të varfër do të vdesin nga uria”, theksoi Jovanoviç.
Sipas tij, masa e qeverisë për ngrirjen e çmimeve është e vonuar, por më mirë vonë se kurrë. Jovanoviq shton se ngrirja e çmimeve nuk do të kishte ndikim negativ në fitimet e kompanive siç pretendojnë ata./Derveni.mk