Mijëra njerëz në Gjeorgji demonstruan mbrëmë kundër një ligji të propozuar kundër “agjentëve të huaj”. Përpara parlamentit në Tbilisi, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shkatërruar protestën.
Në një moment, teksa policia gjuante me topa uji në drejtim të protestuesve, një grua e guximshme u rezistoi topave të ujit dhe me të gjitha forcat nuk la të binte nga duart flamuri i BE-së. Kjo lëvizje e gruas së guximshme u mbështet nga pjesa tjetër e protestuesve dhe ata i qëndruan pas dhe së bashku kundërshtuan drejtësinë dhe diktaturën./Lajmi i plotë.