Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar përmbajtja e Kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, produkt i negociatave që u zhvilluan për 28 ditë mes konsulentit të përzgjedhur për transaksion financiar IRD Engineering dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel-Enka. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njoftoi se ky është moment historik. “Gjithçka gati për të hedhur që nesër nënshkrimin në aktin më të rëndësishëm që i jep fund pritjes për fillimin e punimeve të projekteve të infrastrukturës bashkëkohore rrugore që do të shkurtojnë distancat dhe do të kenë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe rajonit. Mbi skepticizmin dhe obstruksionet, triumfoi guximi, vizioni dhe vendosshmëria! Urime të gjithëve! – ka shkruar Grubi në Facebook.
Data 17.12.2025
Aktuale
- Realiteti i Shkupit: kur “fqinjësia e mirë” bëhet testi që Maqedonia e Veriut po e humb
- Rryma do të shtrenjtohet në Maqedoninë e Veriut
- MPB hap sportel për “Safe City”, qytetarët mund të përditësojnë të dhënat
- Përfaqësuesit e OKH “Merhamet” pjesëmarrës në Ceremoninë e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit
- “Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin!
- Projekti për konvertim fetar në Kosovë, heshtja konsensuale dhe pasojat eventuale
- Dogana e Maqedonisë pajiset me sistem “AI” kundër kontrabandës
- FOTOLAJM/ Pamje të rënda nga aksidenti në Tapizë, trupi i viktimës bëhet copash në rrugë pas përplasjes nga 19-vjeçari me “Audi”


