Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një rast kundër presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për mohim të gjenocidit, ka konfirmuar ky institucion për Radion Evropa e Lirë.Sipas ligjit, pas inicimit të rastit, Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës kryen hetim, pas së cilit prokurori i rastit vendos nëse do të ngrehë aktakuzë, shkruan REL.Pas kësaj procedure, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës konfirmon ose hedh poshtë aktakuzën.“Gjenocidi nuk ka ndodhur atje, të gjithë ne në Republikën Sërpska e dimë këtë”, tha Dodik gjatë një konference për media në Banja Llukë më 21 shkurt.Dodik këtë deklaratë e bëri lidhur me Srebrenicën, pasi Përfaqësuesi i Lartë më 21 shkurt miratoi ndryshimet e Ligjit për Qendrën Memoriale Srebrenica-Potoçari. Ndryshimet në këtë legjislacion mundësojnë që paratë që teprojnë nga fondet e dhuruara për varrimin dhe memorialet për viktimat të ridrejtohen për nevojat e tjera të funksionimit të kësaj qendre.Kjo nuk është hera e parë që Dodik e mohon gjenocidin që kur ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, miratoi Ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit në fund të korrikut 2021.
Data 13.03.2026
Aktuale
- Aksident i rëndë në Çair, humb jetën një motoçiklist
- Takimi i Limanit me Ahmetin, Kasami: Vet deklaronte se nuk do të ulej me personat që i akuzonte për vrasjen e babait të tij
- Tragjedi në Çair: Humb jetën një motoçiklist në një aksident të rëndë
- (VIDEO) Padi për ish-drejtorin e higjienës komunale, Sabahudin Rustemi
- Aksident në Fier, “Audi” përplaset me kamionçinën, 3 persona të plagosur! Dërgohen në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre
- Çmimet e biletave të avionëve në rritje: Si ndikon kriza e karburanteve në udhëtimet ajrore?
- BIRN: Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë
- (VIDEO) Mickoski paralajmëroi uljen e çmimit të karburanteve për 2.5 denarë


