Organizata e konsumatorëve e përkrah vendimin e fundit të Qeverisë, me të cilin prodhuesit obligohen të prodhojnë dhe të nxjerrin në treg bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë për maksimum 33 denarë. Ata kujtojnë se pak ditë më parë u theksua si e nevojshme masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë, përfshirë edhe bukën, ndaj thonë se detyrimi i ri është hapi i vetëm korrekt për siguri më të madhe të konsumatorit në kushtet e varfërisë në rritje.
“Të drejtat e konsumatorit nuk kërcënohen me ngrirjen e çmimeve, përkundrazi, besojmë se në një farë mënyre ka më shumë siguri për konsumatorët, nga pikëpamja e rritjes së papritur të çmimeve, qoftë edhe në baza ditore, që ka ndodhur në periudhën e kaluar”, thonë për “Lokalno” nga Organizata e Konsumatorëve./Lajmi i plotë.