Inspektorati Shtetëror i Tregut dje dhe sot ka kryer inspektime dhe kontrolle në më shumë se 400 subjekte ekonomike në nivel të gjithë vendit dhe ka konstatuar se në përgjithësi është respektuar vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës nga 450 gama në 33 denarë. “Deri më tani nga kontrollet është konstatuar se çmimi i bukës, varësisht nga pesha dhe në varësi të qyteteve të ndryshme ku shitet, është nga 25 deri në 33 denarë, dhe se buka që përfshihet me këtë vendim, u është dorëzuar marketeve”, njofton ISHT. Ata theksojnë se Inspektorati Shtetëror do të vazhdojë të kryejë kontrolle lidhur me respektimin e çmimit të ngrirë të bukës. Por, përkundër asaj që Inspektorati Shtetëror i Tregut thotë se vendimi i qeverisë në përgjithësi respektohet, një numër i madh i marketeve nuk e kanë bukën e bardhë në rafte me çmim të ngrirë prej 33 denarëve. Në media, por edhe në rrjetet sociale, vazhdimisht jemi dëshmitarë se furrat e bukës nuk e prodhojnë këtë lloj të bukës dhe në fakt edhe vetë furrtarët konfirmojnë se nuk prodhojnë bukë të tillë. Problemi më i madh është në Shkup, ndërsa në qytetet e tjera çmimi i bukës është i ulur.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Ish-ministri i Jashtëm i Portugalisë, Kravinho: Çair ka shumë shanse të mira me Bujarin si kryetar
- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të vëzhgohen nga 274 përfaqësues të OSBE-së
- “Uji është jeta”- BIRN: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in
- Man Utd vazhdon të mbështesë Ruben Amorim
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!