Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi pati takim zyrtar me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Republikës Çeke z. Martin Dvorak, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë z. Jaroslav Ludva. Me z. Dvorak diskutuam rreth intensifikimit të bashkpunimit në mes dy vendeve tona, në mes të kompanive tona vendore dhe atyre Çeke në projekte të ndryshme si në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore theksoi Rexhepi. Partneritete të tilla mund të sjellin investime të ndryshme të cilat mund të vënë në pah potencialin e vendit tonë në sfera të ndryshme. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është motori i ekonomisë lokale ku vetëm tani investojmë mbi 1 miliardë euro në infrastrukturën rrugore, hekurudha dhe gazifikim. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve janë fuqishëm të përkushtuar në mbështetjen e të gjithë investitorëve të huaj në vendin tonë, përfundoi Rexhepi. Gjithashtu z. Dvorak theksoi edhe njëherë angazhimin e Republikës Çeke dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Data 20.12.2025
Aktuale
- Pa rrymë disa pjesë të Butelit, ndërsa nesër disa pjesë të Çairit
- BDI sot mban Kongresin e pestë në Shkup
- Shkupi vazhdon të jetë ndër qytetet më të ndotura në Evropë
- Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në Resnjë dhe Udovë
- Emri/ U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë 10 mijë euro, ky është 23-vjeçari! Droga erdhi me postë nga Kanadaja, në kërkim një person
- Mot me vranësira me periudha me diell, nga e marta shi
- Të dielën, nata më e gjatë e vitit! Çfarë simbolizon solstici dimëror?
- Këmbimi valutor 20 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera


