Rusia deri më tani ka deportuar më shumë se 16,000 fëmijë nga Ukraina. Kështu ka deklaruar prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, në takimin me Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviç, njofton shërbimi për shtyp i Prokurorisë Publike të Ukrainës.
“Një nga krimet më të rënda është deportimi i detyruar i fëmijëve ukrainas në Rusi dhe Bjellorusi. Në maj të vitit 2022, Putin nënshkroi një dekret për një procedurë të thjeshtuar për marrjen e nënshtetësisë ruse për fëmijët nga Donbas, Zaporozhie dhe Kherson”, tha Kostin, transmeton Ukrinform.
Sipas tij, deri më tani është konfirmuar dëbimi i më shumë se 16 mijë fëmijëve./Lajmi i plotë.