Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Progresi i arritur dje në Bruksel, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit.
Si një fqinj i afërt i të dy vendeve, inkurajojmë hapat e mëtejshëm për zgjidhje përfundimtare që do të sigurojë stabilitet dhe një perspektivë evropiane në Ballkanin Perëndimor, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë tonë për të ndihmuar dhe kontribuar në çdo mënyrë të mundshme”, ka shkruar Osmani. /SHENJA/
Data 18.09.2025
Aktuale
- EMRAT/ Operacion antidrogë, asgjësohen 112 bimë kanabisi në Peqin! 5 të arrestuar, sekuestrohen 3 armë zjarri
- Aksident i katërfishtë në Greqi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur
- Hafir Hoxha për Rubin: Mesazhe strategjike për Kosovën dhe ndërkombëtarët
- Simiq para gjykate për sulm ndaj gazetarëve
- Driton Tali paralajmëron për Qeverinë me votat e Listës Serbe
- Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale
- Zbulohet specia e re-Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje