Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dakordancën e arritur me Serbinë për sa i përket planit franko – gjerman.Referuar neneve të publikuara, Kica-Xhelili thotë se “Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”.Ajo citon nenin ku thotë se “tejkalohen trashëgimitë e kaluara”.“Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë”, ka thënë ajo.Po ashtu përmend edhe “mos paragjykimin e statusit”.“Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllu”, vazhdon deputetja opozitare.Pos kësaj, Kica-Xhelili thotë se Asociaiconit i është shtuar edhe neni shëtë për vet-menaxhim njëetnik.“Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike”, ka deklaruar ajo.“Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7”, shkroi Kica-Xhelili.
Data 27.12.2025
Aktuale
- “Lodhja” – fjala e vitit 2025
- Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër” (VIDEO)
- Ademi: Qasja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikon MO-në dhe të drejtat e shqiptarëve
- Tensionet ajrore: Rusia dhe NATO në një përballje të paparashikuar
- Bejta: Një karrige të këshilltarit e kanë llogaritur afër 10 mijë euro
- Projekte infrastrukturore madhore, Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin
- BDI emëron tre kryetarë të rinj degësh në kuadër të riorganizimit partiak
- Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi


