Shkruan: Ana Vasilevska
Katër vrasje, 58 lëndime trupore, rrezikim i sigurisë dhe vepër e dhunës në mesin e gjithsej 106 krimeve të dhunës në familje të regjistruara në muajin janar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në këtë statistikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në muajin e parë të vitit janë regjistruar 516 ankesa dhe 30 kundërvajtje për dhunë në familje.
Sipas zonave të ndara nëpër qytete, nga krimet e regjistruara “vrasje”, dy janë kryer në zonën e Shkupit dhe nga një në Kumanovë dhe Strumicë, për të cilat janë raportuar katër autorë dhe pesë viktima./Analiza e plotë.