Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut, David Geer theksoi se të dyja palët, edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria duhet të përpiqen të zhvillojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
“Nevojiten përpjekje dhe ndërmarrje të obligimeve nga të dyja palët që të zhvillohen marrëdhëniet pozitive dhe të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje për ta zbatuar Marrëveshjen për fqinjësi tv mirë që të zbatohet me vullnet dhe të përfitojnë të dyja palët”, tha euroambasadori Geer.
Ai theksoi se të gjitha vendet kanë interes nga marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndihmon ekonominë, krijon vende të reja të punës dhe po ashtu zhvillohet kultura dhe e gjithë shoqëria.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është që të gjitha palët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur me qëllim që të krijohet atmosfera që këto marrdhënie të jenë më produktive dhe më të dobishme”, theksoi ai.
Data 24.12.2025
Aktuale
- Për rezolutat e BDI-së dhe “liderizmin”, kush do të na “fusë” në BE?
- 15 cm pritet të arrijë shtresa e borës në viset e larta
- LSDM: Gjendja e krizës është shpallur për shkak të tenderëve, pse nuk u ble me kohë mazuti
- Zyrtarët nuk do të mbajnë përgjegjësi për korrupsion me ndryshimet e reja në Kodin Penal, tha prokurorja Ristoska
- VIDEO/ “Sipërmarrësi shqiptar është një mjeran”- Urimi ndryshe i Nikollaq Neranxit: Punojmë dhe fitojmë, por shteti na i merr pothuajse të gjitha! 2026 uroj të mos jetë parajsa e pushtetarëve
- Protesta e opozitës, sot njihen me masën e sigurisë 4 protestuesit e arrestuar! Deputetët demokratë në mbështetje të tyre para gjykatës
- “Pagesa erdhi me vonesë, na duhen 3,500 euro!”- Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona! Si funksiononte skema
- VLEN: Shëndetësia hyn në fazë të re, do të blihen 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë


