Projekti “Menaxhimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdies kolektive te qytetarët e Tetovës” i cili po implementohet nga shoaqata Albanika ET në Tetovë që po realizohet në komunën e Tetovës është pjesë e projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore” të qeverisë së Zvicrës, zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtarë për Sisteme Zgjedhore (IFES).
Projekti i cili ka filluar nga muaj nëntor ka aritur të nxjerë në sipërfaqe mbi 17 deponi të egra të cilat janë krijuar në fshatrat e komunës së Tetovës si dhe deponi të cilat krijohen në qytet. Mobilizuesit dhe ekipi i shoqatës Albanika ET kanë vizituar të gjitha fshatrat e Malësisë së Sharrit dhe fshatrat në rrethinë të komunës së Tetovës sidhe lagje të ndryshme të qytetit ku kanë kontaktuar, intervistuar qytetarët si dhe kanë fotografuar deponitë dhe më pas janë publikuar në fb faqen “Mobilizohu, informohu raporto- Tetovë”.
Sipas koordinatorit të projektit, Ylber Jahiu qëllimi i projektit ka filluar të jep efektet e para pasi në FB faqen e këtij projekti ka pasur denoncime sidhe komente të cilat kanë nxitur qytetarët të dërgojnë foto dhe të denoncojnë, ndërsa nga ana e shoqatës tani më janë lansuar edhe videospote sensibilizuese për ngritjen e vetëdies kolektive.
“Kemi për qëllim të nxisim komunën dhe inspektoratin komunal që së bashku me NPK-Tetova të përmbushin një nga premtimet e kryetarit të komunës, pra ngritjen e vetëdies kolektive për një ambient më të pastër. Komuna për këtë projekt na ka venë në dispozicion të gjitha kapacitetet, si inspektoratin komunal ashtu dhe NPK-në. Deri më tani nga ana e mobilizatorëve dhe ekipit të shoqatës janë detektuar mungesë të kontenjerëve në disa lokacione dhe lagje të cilat ndoten në mënyrë permanente, po ashtu janë detektuar mbi 17 deponi në fshatra të ndryshme, si dhe pagesë shumë e ulët e shërbimeve ndaj NPK-së që pamundëson funskionimin normal të kësaj ndërmarrje. Gjatë veprimit në teren është aritur deri te një informacion se një nga deponitë thuhet që “është pastruar” nga Ministria e Ekologjisë por e njejta është rikrijuar sërish nga banorët e atij lokacioni, vend i cili është foto dokumentuar nga ana e mobilizatorëve.” tha Ylber Jahiu koordinator i këtij projekti.
Ky projekt do të përfudoj në muajn prill, ndërsa gjatë muajt mars, respektivisht më 17 Mars do të organizohet një debat publik sidhe një ekspozitë me fotografi nga vendbanimet e komunës së Tetovës. Ndryshe qëllimi i projektit është ngritja e vetëdies kolektive sidhe nga ky projekt pritet që komuna e Tetovës të ndërmerr veprime konkrete në menjanimin e këtyre deponive sidhe veprim sanksionues nga ana e inspektoratit komunal dhe punë më efektive e rendmbajtësve komunal.
Data 04.05.2024
Aktuale
- Kaderi publikon foto, i bëhet kjo pyetje përvëluese për Lumbardhin
- Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!
- Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza
- Del detaji i parë nga dasma e Dafinës, Kreshniku duket më i paduruari
- “Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi”, biznesmeni flet për lidhjen me Diolën
- Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?
- Rrëfehet i përlotur Bes Kallaku: Fëmijët pasuria më e madhe që kam
- Rusia kërcënon Danimarkën me hakmarrje nëse bllokon anijet ruse në ngushticat e Baltikut