Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim me të cilin gjimnazet në shkollat e mesme të Shkupit do t’u jepen me qira drejtorëve të shkollave.
Vetëm para dhjetë muajsh, i njëjti Këshill, me propozim të kryetares Danela Arsovska, ka marrë vendim për rregulloren e re për dhënien me qira të pronës së Qytetit të Shkupit, me të cilin drejtorët nuk kanë pasur të drejtë t’i japin me qira sallat e sportit apo oborret e shkollave, por, siç u tha, një gjë të tillë do ta bëjë qyteti./Lajmi i plotë.