Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Burim Huseini
Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Burim Huseini
Publikuar 16:00 24 Shkurt, 2023
Sot, në Universitetin e Tetovës u organizua akademi përkujtimore me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Burim Huseini (student i Fakultetit Filologjik, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe). Për të respektuar veprën dhe sakrificën e tij sublime, i cili iu përgjigj me përkushtimin më të madh kushtrimit të lirisë, të pranishëm në këtë ngjarje ishin një numër i madh bashkëluftëtarësh, shokë të idealit, familjarë, profesorë dhe studentë.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se ndihet i respektuar që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin e tij personal, ta përshëndet këtë veprimtari me karakter kombëtar, ku të gjithë së bashku jemi të pranishëm në promovimin e dokumentarit Burimi i ëndrrës së lirisë” kushtuar dëshmorit të kombit Burim Huseinit, ish-studentit i Universitetit të Tetovës, përkatësisht i Fakultetit Filologjik, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. “Për këtë universitet dhe për gjuhën tonë ranë dëshmorë shumë studentë, punëtorë dhe qytetarë shqiptarë: Bedri Halimi, Zejadin Zimberi, Xhemil Abduramani, Burim Hyseini, Abdylselam Emini e të tjerë, gjaku i të cilëve është bërë dritë dhe sot ndriçon rrugën e diturisë sonë. Sot, kur ne të gjithë e shënojmë ditëlindjen e Burimit dhe e përkujtojmë veprën e lavdishme të njërit prej studentëve tanë, dëshmor i kombit, shqiptarët kudo që jetojnë frymojnë në rrethana të reja, andaj, ne përulemi para veprës së Tij dhe gjithë dëshmorëve të tjerë, për vendosmërinë dhe guximin e tyre, për sakrificën titanike në organizimin e lëvizjeve çlirimtare në përmasa gjithëkombëtare, duke u shndërruar në themel në avancimin e statusit juridik dhe kushtetues të shqiptarëve në trojet tona etnike. Burim Huseini i takonte gjeneratës që njëherë e përgjithmonë i ndryshoi rrjedhat e historisë sonë, i përkiste asaj gjenerate që mishëronte më së miri virtytet e shqiptarit të vendosur për liri dhe demokraci. Njerëzit e tillë, gjeniun dhe temperamentin e tyre e shfaqin dhe e realizojnë në mënyrë kulmore, kudo që veprojnë, ata shfaqin guximin dhe trimërinë e tyre të pashoqe. Me shpirtin liridashës, me karakterin e fortë, trimërinë e lindur dhe zgjuarsinë e tij, Burim Huseini dhe të gjithë dëshmorët e kombit, çdo faqe historie dhe pëllëmbë toke e kthyen në histori dhe tokë martire. Lavdi veprës së studentit tonë Burim Huseini dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, u shpreh Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Udhëheqësi i Sekretariatit për familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës, Rafiz Aliti në fjalën e tij tha se ne si shqiptarë kemi qenë të shkelur e të përbuzur nga sistemet e ndryshme gjatë kohës së ish-Jugosllavisë dhe pas saj. Sipas tij, nuk është e rastit që në vitin 2001, Burimi e kapi armën dhe luftoi për të drejtat tona, për të drejtat e kombit shqiptarë në Maqedoni dhe më gjerë. “Burimi u frymëzua nga babai dhe nëna, u frymëzua nga babai Nijaziu i cili disa herë ka qenë i përjashtuar, i suspenduar nga puna për shkak të bindjeve të tija që i kishte gjatë kohës kur punonte si arsimtar. Nuk ka qenë e lehtë për Burimin të shoh babanë e tij se si njëherë është në marrëdhënie pune e nesër nuk mundet të shkojë, vetëm se ka folur diçka që nuk i ka pëlqyer pushtetit të atëhershëm. Pa i mbushur akoma 16 vjeç Burimi ishte në Bajram Curr ku edhe kërkoi ti bashkëngjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas ushtrimeve që i bënë atje eprorët, i respektuan rregullat e luftës dhe e kthyen prapa, sepse ishte në moshë shumë të re. Në vitin 2001 gjenerata e Burimit, të cilët edhe ishin studentë të këtij Universiteti, shumica i kapën armët në dorë sepse atë diskriminim e kishin ndjerë që në fëmijëri, e ndjenin edhe gjatë asaj kohe që ndiqnin ligjërata, se ky universitet nuk ishte i legalizuar. Më kujtohet një thënie e një politikani maqedonas, i cili thoshte: “ka lindur një foshnje e vdekur. Sot, ne jemi të gjithë dëshmitarë se kjo foshnje por rritet dita ditës edhe po realizohet ajo ëndërr e dëshmorëve të 2001-it dhe ky Universitet sot është legal”, tha mes tjerash udhëheqësi i Sekretariatit për familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës, Rafiz Aliti.
Në këtë veprimtari, u promovua edhe dokumentari Burimi i ëndrrës së lirisë kushtuar pikërisht dëshmorit të kombit Burim Huseinit. Në shenjë respekti e nderimi për luftën dhe sakrificën mbinjerëzore e rënien heroike për çështjen kombëtare, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti bashkë me Kryetarin e Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, familjes së dëshmorit Burim Huseini i dhuruan një Certifikatë post mortum, Monografinë e Universitetit dhe portretin e Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fadil Sulejmani.
Data 17.07.2025
Aktuale
- Pritet rritje lineare nga 1000 denarë e pensioneve në vjeshtë dhe në pranverë
- Magnus Carlsen sfidon inteligjencën artificiale dhe fiton me lehtësi
- Ndërtimet pa leje/ Mickoski:Institucionet të veprojnë, askush nuk do të jetë i mbrojtur
- Osmani kundërshton Hoit: Harrojeni, ai është krejtësisht i jorelevant
- Shkrirja e AKU-së, Arben Shkodra: BE nuk fal sigurinë ushqimore!Kryeministri shpërtheu sepse koha për integrim ka mbaruar
- Ish-drejtori i AKU-së Genc Juka: U surprizova nga vendimi për shkrirjen e institucionit, kishte mbështetje serioze nga BE! Gjithçka nisi të degjeneronte pas ndërrimit të 12 drejtorëve
- Mbyllet pikëpagesa te Milladinovci, rikahëzohet qarkullimi për shkak të zjarreve
- Mickoski: Institucionet të veprojnë për ndërtimet pa leje, askush nuk do të jetë i mbrojtur