Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vijë së shpejti në Shkup ku temë kryesore do të jenë sulmet kibernetike. Në takim, siç tha Kovaçevski, do të diskutohen detajet rreth bashkëpunimit me NATO-n, por edhe me vendet anëtare të veçanta që janë më të avancuara në fushën e luftës kundër hakerëve.
Ndërkohë, kryeministri bëri të ditur se do të propozojë që të shpërblehet një nga inxhinierët që ka punuar për trajtimin e pasojave të sulmit të hakerëve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
“Dua të falënderoj inxhinierët. Kryeinxhinieri tani është në pushim mjekësor për shkak të rraskapitjes, pasi ka punuar 24 orë në ditë. Unë do të propozoj që atij t’i jepet një çmim shtetëror në emër të të gjithë inxhinierëve kompjuterikë që aktualisht po punojnë për parandalimin e sulmeve kibernetike”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski. /SHENJA/
Data 25.12.2025
Aktuale
- Ishin në kërkim, dy persona ndalohen në Aeroportin e Prishtinës për raste të vjedhjes
- Veliaj uron nga qelia Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira
- Vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”
- “Ishin 3-4 veta, burra!”- Ofendoi në rrjetet sociale personazhin “Fire”, TikTok-erja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë! (VIDEO)
- Mickoski: Detyra jonë si brez është të luftojmë për një jetë më të mirë dhe një Maqedoni më të mirë
- Spiropali nga Shkupi: Gjuha shqipe të respektohet në ligj dhe në praktikë në RMV
- Ulje e dukshmërisë në disa rrugë për shkak të mjegullës
- Në Kuvend do të mbajnë mbledhje pesë komisione


