Sot bëhet saktësisht një vit nga fillimi i agresionit brutal ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili e ka zhytur popullin ukrainas në vuajtje të paprecedentë, humbje jetësh njerëzore dhe shkatërrime të tmerrshme.
Dhe të gjithë ne të tjerët duhet të përballemi me faktin se në Evropë po ndodh sërish një konflikt i përgjakshëm, i cili po shkakton një krizë humanitare, ekonomike, energjetike dhe të sigurisë.
Është një tragjedi që ka hyrë në shtëpitë tona dhe në mendimet tona dhe para së cilës nuk kemi të drejtë të rrimë gojëhapur, tha presidenti Stevo Pendarovski, në konferencën “Ukraina – Viti i Heroizmit”, të Organizatës joqeveritare për të drejtat dhe liritë e njeriut CIVIL – Qendra për liri dhe Ambasada e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Lajmi i plotë.