Maqedonia e Veriut është mbi mesataren evropiane sipas njohjes së gjuhëve të huaja. Në Maqedoni, 68 për qind e qyetarëve flasin një gjuhë tjetër nga gjuha amtare.
Sipas të dhënave të Eurostatit, që i publikoi Euronews me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, në Evropë rreth 65 për qind të popullatës flasin të paktën një gjuhë të huaj. Për krahasim, në SHBA vetëm rreth 20 për qind nga popullata e moshuar flet gjuhë të huaj.
Ekzistojnë variacione të konsiderueshme mes rajoneve në Kontinentin e Vjetër. Në vendet nordike përqindje e madhe të njerëzve flasin të paktën dy gjuhë, ndërsa në Evropën Jugore nuk është ky rast.
Advertisements
Njerëzit në vendet ku gjuha angleze është gjuhë amtare nuk duken të interesuar për mësimin e gjuhës tjetër, prej klëtu vetëm gjysma e irlandezëve flasin dhe kuptojnë të paktën edhe nbjlë gjuhë të huaj, e më së keqi në Evropë qëndron Britania e Madhe, ku gjuhë të ndryshme prej gjuhës amtare flasin vetëm 34 për qind e popullatës.