Ndaj kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ku numëroi sukseset e mandatit qeverisës në krye me të, ka reaguar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski.
Ai tha se në këtë mandat qeverisës, inflacioni është në shkallën më të lartë dhe se shpenzimet kanë shënuar rritje.
“Nuk e përmendet se inflacioni është më i larti – 20%. Shpenzimet për janar janë më të larta për 17%, se sa vitin e kaluar. Çmimet në pakicë janë rritur, për të njëjtën periudhë, për 13.5%. Paratë me ju nuk kanë vlerë dhe kur është aq mirë siç thoni – pse e bëni pra rikonstruimin kryeministër? Pse i ndryshoni?”, tha Ristevski, transmeton TV21.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]