Premtuan jetë dhe luftë me korrupsionin, ndërsa në thelb sollën korrupsionin më të madh historik, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se si e komenton rpaortin e organizatës ndërkombëtare World Justice Project për matjen e indeksit të sundimit të së drejtës në shtet. Ai konsideron se shkalla e lartë e krimit dhe korrupsionit, si dhe mos sundimi i së drejtës në shtet janë shkaqe për të cilat qytetarët nuk shohin shpresë dhe shpërngulen hga shteti, duke treguar se një elitë e cakutar politike e cila është e afërt me qeverinë e BDI-së, mbështetur nga LSDM është e mbrojtur si arusha e bardhë.
Theksoi se nga ky rangim mund të vërehet se, nëse krahasohen dy periudha viti 2015 dhe 2022, do të shihet, siç thotë kur bëhet fjalë për korurpsionin, ai është përkeqësuar dyfish.
Në pyetjen për skandalet të cilat VMRO-DPMNE i publikon për krim apo dyshime të bazuara për krim, ndërkaq lidhur me BDI-në, Mickoski me përgjigje se ata që merren me atë krim plitik janë edhe antishqiptarë edhe antimaqedonas dhe antiqytetarë në Maqedoni dhe siç thotë ai, kjo është keq.
I pyetur se si e komenton listën e gjykatësve dhe prokurorëve publik të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Mickoski me qëndrim se nuk dëshiron të komentojë për të afërt të funksionarëve, për arsyen se, siç thotë, nuk dëshiron t’ua bëjë njerëzve, atë që edhe ai nuk dëshiron t’ia bëjnë familjes së tij.
Në pyetjen për formim të lëndës nga ana e Komisionit të antikorrupsonit për një burrë dhe një grua të cilët punojnë në Këshillin gjyqësor, Mickoski u përgjigj se le ta formojnë lëndën, ndërsa vendimin, si parti do ta pranojnë për atë që do të arrijnë ta dëshmojnë.
Mickoski kërkoi që Prokuroria të merret me Fondin e Sigurimit Shëndetësor
Në opionin dy gjëra janë të rëndësishme të thuhen, e para, se punëtorët shëndetësorë nuk marrin pagë të rregullt, fakti i dytë është se diçka nuk është në rregull me FSSH-në, gjegjësisht se Fondi nuk ka qasje në të dhënat e të siguruarve, pse ko është kështu nk e di. A është sulm hakerik, nuk e di çfarë sulmi, a është diçka e tretë apo etj., tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Për çfarë bëhet fjalë, tha Mickoski, nuk e di dhe nuk mundem tani nga ky këndvështrim të them. Por, shtoiai, se një gjë e di, e ajo, siç thotë, “atje punojnë drejtorë të paaftë të cilët askush nuk i ka thirrë nëpërgjegjësi edhe nga BDI-ja, nga LSDM-ja”.
“Janë të mbrojtur dhe në vend që prokuroria të merret me këtë rast, Prokuroria po ikën si djalli nga temjani nga gjithë kjo çështje”, theksoi Mickoski.
Ai konsideron se shëndetësia nuk është në rrugë të rrënimit, por siç thotë, shëndetësia jonë ka dështuar. Ky është thelbi dhe punëtorët shëndetësorë e kanë mbështetjen tonë të plotë në këtë rast, që të marrin atë që është bërë për ta”, theksoi Mickoski.