Këto ditë në media po qarkullon një lajm se në qytetin antik të Scupi-t po kryheshin gërmime arkeologjike dhe se janë zbuluar dy stela, ku në njërën prej tyre qëndron mbishkrimi DARDANUS.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht Departamenti i Kulturës Materiale të ITShKSh-së, rithekson faktin që Scupi ishte qendra e mbretërisë Dardane dhe për këtë dëshmojnë edhe gjetjet e shumta arkeologjike në këtë lokalitet.
Stelat si gurë mbivarror në të cilat shënohen të dhënat e personit të vdekur si dhe personit i cili e ka ngritur atë stelë, janë gjetur ndër vite, jo vetëm në Scupi, por, edhe në shumë vendbanime e lokalitete tjera arkeologjike në tërë territorin e Dardanisë.
Stelat e fundit të zbuluara në qytetin antik të Scupi-t duhet përkthyer dhe studiuar mirë. Arkeologia e njohur prof. dr. Exhlale Dobruna – Salihu, ka studiuar gjatë kohë plastikën dekorative dardane, duke përfshirë edhe stelat të zbuluara ndër vite në Scupi, të cilat rezultojnë t’u takojnë shekujve II dhe III. Në bazë të fotografive që po shohim, mendojmë se stelat janë të tipit I-varianti A.
Shqetësues është fakti se si ka mundësi që “pronari” që i bën punimet, nuk lejon mediat që të marrin pamje të stelave në fjalë, me arsyetimin se kjo është “pronë private”, duke ditur fare mirë se kemi të bëjmë për nekropolin e qytetit të Scupi-t.
Një ndër problemet kryesore që paraqet ky rast i fundit, është se si ka mundësi që në zonën e mbrojtur me ligj bëhen ndërtime moderne, duke mos respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Paluajtshme Arkeologjike.
Prandaj ne kërkojmë që të dalin publikisht të gjithë institucionet që kanë dhënë leje për një ndërtim të tillë, si dhe të ndërpriten të gjithë punimet të cilës do natyrë në zonën e qytetit antik Scupi.
Njëkohësisht, bëjmë thirrje që sa më shpejt këto stela të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut, sepse çdo vonesë do të ndikojë për krijimin e dyshimeve për abuzime të mundshme.
Data 14.05.2025
Aktuale
- Muja: LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit
- PD fiton në qarkun Shkodër me 5 mandate, PS e ndjek me 4! Mbetet jashtë Kuvendit Edona Bilali
- Picula: Serbia nuk po bën përparim drejt BE-së
- Edhe Erdogani ishte pjesë e takimit mes Trumpit e Al-Sharaas së Sirisë
- Shtyhet shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro” ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve
- Gjilanasi i ekstraduar në SHBA, Ambasada: Nëse dënohet për të gjitha akuzat, dënimi maksimal 55 vjet burgim
- Aleanca e ‘Taravarit”: Vetë fakti që dolëm nga Qeveria me vullnetin tonë, flet qartë sa jemi të korruptuar
- Nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes, Aida Veizaj Hajnaj humb mundësinë për t’u riemëruar në krye të BKH-së