Partia qeveritare LSDM, përmes një kumtese ka thënë se Hristijan Mickoski i’a ka huqur në të gjitha parashikimet në fushën e energjetikës. Nga atje thonë se asnjë nga skenarët e tij nuk u realizua.
“Mickoski e frikësoi opinionin se sistemi energjetik do të shembet, se do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Mickoski ka gënjyer se rryma do të rritet për mbi 50 për qind, se në vend nuk ka gaz dhe energji të mjaftueshme. Të gjitha këto gënjeshtra të Mickoskit ranë në shesh”, thonë nga LSDM
Sipas tyre, me masat dhe politikat e përgjegjshme të LSDM-së, sot sistemi energjetik funksionon pa të meta.
“Janë në funksion të gjitha objektet vendore të prodhimit të energjisë elektrike, gjë që rezultoi me rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 40 për qind vetëm në fillim të këtij viti”, kanë deklaruar në fund nga LSDM.