Disa nga arsyet kryesore për miratimin e një rregulloreje të re të BE-së për lirinë e medias janë mbrojtja e tyre nga forma të ndryshme ndikimi në politikën editoriale, ndryshimet në modelet e informimit të audiencës dhe rënia e të ardhurave në sektorin e medias për shkak të konkurrencës nga rrjetet sociale dhe aktorëve të tjerë në botën digjitale, e të mjedisit, thotë në një intervistë për Racin.mk Dr. Snezhana Trëpevska, eksperte për media dhe politika komunikuese nga Instituti RESIS, e cila është e përfshirë në përcaktimin e rregullores që u prezantua si draft i fundit.
Në ekosistemin e ri dixhital, thotë Dr. Tërpevska, mediat u përballën me konkurrencë nga aktorë që nuk janë media në kuptimin tradicional, nuk prodhojnë përmbajtje informative të formës së editorialit, por janë “ndërmjetës” në shpërndarjen e tyre. Këto janë llojet e ndryshme të platformave dixhitale: rrjetet sociale, motorët e kërkimit dhe grumbulluesit automatikë të lajmeve, dhe problemi është se ata kontrollojnë ose drejtojnë aksesin e audiencës në media dhe informacion dhe se ata përfitojnë nga roli i tyre si “mbajtësi i portave”./Lajmi i plotë.