Mjekët e qendrës klinike “Nenë Tereza “ në kohën e pauzës janë tubuar për të apeluar që tua paguhen paga e muajit janar. Të revoltuar thonë se të gjitha informacionet i marrin nga mediumet dhe jo nga kompetentët, që nuk tregojnë se për çfarë bëhet fjalë thonë nga personeli shëndetësor.
Sindikata e punonjësve Shëndetësor me qëndrim se nëse të hënën nuk e marrin pagën e janarit do të dalin në protestë. Nga Fondi i Shëndetësisë thonë se javën e ardhshme do të marrin pagën e janarit.
Mickoski, drejtorët e FSSh-së të paaftë
Por kreu i opozitës Hristian Mickoski ka akuzuar për paaftësi dy drejtorët e fondtit shëndetësorë.
“Keni dy drejtor nga fondi, njëri nga LSDM dhe tjetri nga BDI, të cilët bukvalisht janë të mbrojtur nga pushteti për paaftësinë dhe punën kaotike. Rezultat i kësajë është të dhëna të vjedhura të personave të siguruar, mjek të pa motivuar pasi nuk kanë marrë rrogë mujore që u takon, bëhet fjalë për rreth 10 mijë” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Qytetarët: Po përballemi me probleme serioze
Prej dy javësh, sistemi elektronik i FSSH-së nuk funksionoi. Që atëherë edhe pacientët po përballen me probleme serioze.
“Nuk arrita të mbarojë punë, me thanë të vijë kur të rregullohet sistemi”
“Na duhej vetëm të paraqisnim një kërkesë, më orientuan në tjetër vend të shkoj” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Nga Fondi Shëndetësorë thonë se do të duhet më shumë kohë për të kaluar pasojat e sulmit të madh të hakerëve, për sanimin e të cilit po punojnë si ekipet vendore ashtu edhe ato të huaja. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)