Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravarit ka vlerësuar kontributin e mërgimtarëve gostivaras.
“Tre të rinj nga Gostivari, sipërmarrës të suksesshëm në Luzern të Zvicrës, ndërmjetësuan një donacion në mjete shkollore me vlerë 50.000 Fr. Donacioni përmban banka, karrike, smart tabela, si dhe mjete per çerdhe. I falënderoj përzemërsisht Veton Ibishin, Jetmir dhe Vehap Memedin, tre të rinjt pronarë të kompanisë Sanaprotect.ch, të cilët ndërmjetësuan këtë donacion shumë të vlefshëm për ne, duke mbuluar terësisht edhe shpenzimet e transportit.
Gјithësesi, falënderoj Qytetin e Luzernit dhe gjithë popullin mik zviceran”, ka theksuar Taravari.