Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore, në Kumanovë ka filluar rikonstruimi i objektit në Lagjën e Trimave, me çka u ofrohen lehtësi më të mëdha banorëve të lagjës gjatë shërbimeve mjeksore, përcjell Televizioni Festa.
Punimet që kan filluar muaj më parë, po vijojn me intensitet të lartë në objektet e Ndihmës së Shpejtë, Dispanzerit të vaksinimit, ambulantës së natës dhe objektit për vizitat shtëpiake.