Pritet që ligji për tatimin mbi fitimin shtesë të dalë para deputetëve në seancë plenare në një periudhë sa më të shkurtër kohore, pasi autoritetet ta kenë dorëzuar në Kuvend me procedurë të shkurtuar.
Për t’u miratuar, fillimisht duhet të kalojë filtrin në Komisionin për Financim dhe Buxhet, por disa nga anëtarët kërkuan që teksti të kalojë në një dëgjim më të gjerë publik.
Ndërkohë, disa ekspertë të ekonomisë e kanë mirëpritur zgjidhjen e propozuar ligjore.
Sipas profesorit Vanço Uzunov, emri “taksë solidariteti” nuk duhet të përdoret, sepse, siç shtoi ai, kjo është një taksë mbi fitimet shtesë dhe vlen për kompanitë që kanë pasur fitime të mëdha gjatë krizës së Covid-it, si dhe krizës energjetike, dhe në të njëjtën kohë të tjerët kanë humbur shumë./Lajmi i plotë.