Tre policë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë përfunduar me lëndime trupore dhe janë shtrirë në spitalin klinik të Tetovës, si pasojë e përplasjes së makinave, gjatë tentimit për ti kapur katër të rinj nga rrethina e Tetovës, të cilët, ditë më parë, vodhën një makinë të Ministrisë së Bujqësisë, e cila shfrytëzohej nga Inspektorati i Ekologjisë. Makina fillimisht nga policët është vërejtur në fshatin Kamjan, por edhe përkundër urdhrit për të ndaluar, të rinjtë kanë tentuar të shtypin policët në detyrë. Pas tyre është vënë patrulla, e cila ka tentuar që t’i ndalojë, por ndjekja si në filma, ka vazhduar deri në Reçicë të Vogël, ku të rinjtë fillimisht janë përplasur me makinën e policisë, e më pastaj edhe me katër makina të tjera që kanë qenë të parkuara në rrugë. Nga kjo përplasje me lëndime në kraharor, kanë përfunduar tre policët që ishin në ndjekje të makinës. Pas ndalimit të makinës janë arrestuar katër persona, tre nga të cilët nën moshën 18 vjeçe, ndërsa sipas SPB-së bëhet fjalë për persona të përfshirë në disa vjedhje. /Alsat.mk
Data 20.08.2025
Aktuale
- OKH Merhamet fillon javën e Palestinës në kuadër të Shkollës Verore
- Shtëpia e Bardhë hyn në botën e TikTok-ut: Çfarë do të thotë kjo për politikën amerikane?
- Të shtunën fillon mbikëqyrja njëzetditore e Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale
- “Ju lutem, na shpëtoni” – U dogjen të gjallë brenda makinës në sy të familjarëve, dëshmitari rrëfen tmerrin e 3 shqiptarëve : U karbonizuan për sekonda
- Milani merr një goditje të rëndë para fillimit të kampionatit
- VLEN: BDI po tenton haptazi ta destabilizojë shtetin, kjo strategji i shërben vetëm Serbisë
- Në regjistrin e KSHPK-së janë regjistruar 1916 automjete në përputhje me Librin e afateve për zgjedhjet lokale
- Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha?