Shpifjet dhe trillimet e fundit të VMRO-DPMNE-së dhe kreut të saj Hristian Mickoski ndaj ASh-së, nuk kanë asnjë motiv tjetër, pos hakmarrjes, pasi Aleanca për Shqiptarët zbuloi skandalin korruptiv në një tender publik me vlerë prej 12 milionë euro që çon deri te Mickoski.
Bëhet fjalë për blerjen abuzive të një sistemi për identifikim biometrik të votuesve që asnjëherë nuk ka funksionuar e që Krenar Lloga, anëtari i KShZ-së i propozuar për Ministër të Drejtësisë, e zbuloi dhe denoncoi në Komisionin Antikorrupsion dhe në organet e drejtësisë.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Revizioni Shtetëror tanimë kanë hapur lëndë për këtë rast korruptiv të partisë së Mickoskit, ndërsa janë informuar edhe ambasadat në vend.
VMRO-DPMNE ka një të kaluar të gjatë kriminogjene dhe korruptive nën udhëheqjen e Gruevskit nga i cili, Mickoski si i mbrojturi i tij në krye të VMRO-së nuk është distancuar asnjëherë, qoftë edhe sa i përket narrativit shovinist apo metodat korruptive.
Për detajet e këtij skandali ju përcjellim dokumentin dhe videon nga diskutimet në KShZ ku u denoncua skandali.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?