Energji e re apo probleme të reja? Dje filloi seanca në Kuvend, ku duhet të votohet për kabinetin e ri qeveritar, pas rindërtimit të paralajmëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, kjo do të sjellë energji të re dhe do t’i japë fund manipulimeve për zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri është i vendosur se ndryshime të tilla në pushtetin ekzekutiv nuk janë të motivuara nga interesat e ngushta partiake të asnjë partie në Qeveri. Ndryshe nga ai, opozita e vlerësoi rikonstruimin si “prostitucion politik dhe korrupsion dhe pyeti se çfarë kuptimi ka të shkosh në zgjedhje nëse të gjithë duan të jenë në të njëjtën qeveri”, kjo të paktën sipas fjalëve të nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski.
Ekspertët besojnë se përbërja e Qeverisë së re do të varet nga votimi në legjislativ. Sipas analistit politik Petar Arsovski, Qeveria e rikonstruuar do të zgjasë deri në zgjedhje, e pastaj “varet” se çka do të ndodhë./Lajmi i plotë.