Pas rikonstruimit të Qeverisë me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, ku pritet dhe të votohet nesër në seancën parlamentare të thirrur enkas nga kreparlamentari Xhaferi, Kuvendi Qendror i Alternativës mblidhet sot në Tetovë për të diskutuar për daljen apo qëndrimin në mazhorancë. Kuvendi Qendror i Alternativës është paralajmëruar të mblidhet sot në orën 16:00 në selinë e kësaj partie në Tetovë. Nga kjo parti, pak ditë më parë, kumtuan se nuk do të lejojnë që Alternativa të bjerë preh e ndonjë gracke politike. Ndërsa me daljen apo jo nga Qeveria, ajo, gjithsesi, do të vazhdojë të kontribuojë në proceset e eurointegrimeve të vendit.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Reformimi i RTSH-së bashkon politikën dhe shoqërinë civile:
- Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit
- Mexhiti: Fillon ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, hap strategjik për sigurinë energjetike
- Mucunski mirëpriti ministrin shtetëror të Punëve të Jashtme të Katarit, Sulltan Bin Saad Al Muraiki
- SPAK hap hetim për koncesionin e aeroportit të Vlorës: Procedim penal në fazën paraprake
- Deri të premten temperaturat do të shënojnë rënie për disa gradë/ I nxehti pritet të rikthehet nga fundjava
- VLEN : Boll me rrena, faktet flasin ndryshe!
- PE-ja e miratoi Raportin e Uajcit