Sekretarja shtetërore për ekologji, Kaja Shukova, me propozim të LSDM-së do të jetë ministrja e re e Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Shukova do të zëvendësojë Naser Nuredinin me rikonstruimin që pritet të bëhet në Qeveri, pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në ekzekutiv. BDI-ja do t’ia lërë këtë pozitë LSDM-së për shkak të baraspeshës etnike.
LSDM për zëvendësministre të Shëndetësisë do të propozojë Maja Manolevën, e cila do të zëvendësojë Vlladimir Rendevskin.
