Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski, u takua sot në Bruksel me liderët e Unionit në Samitin e BE-së.
Kryeqyteti belg është ndalesa e tretë në vizitat të qyteteve evropiane të Zelenskit. Ai vizitoi Londrën të mërkurën pasdite, duke iu drejtuar Parlamentit britanik dhe duke mbajtur një takim pune me kryeministrin britanik Rishi Sunak, përpara se të kthehej në Paris për një takim me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Zelenski mbajti një fjalim para deputetëve evropianë në seancën e jashtëzakonshme plenare të thirrur sot në mëngjes, raporton Euronews./Lajmi i plotë.