Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga shfaqet për herë të parë si funksionarë i ASH-së. Ky takim jep edhe shenjat e para si ministër i Drejtësisë, që ASH ka këmbëngulur të drejtojë këtë minsitri për të çuar proceset e një gjyqsori të pavarur dhe të pa korruptuar.
Lloga sot është fotografuar me krun e ASH-së, Arben Taravari në takim me ambasadorin vullgar, Angel Angelov.
“Me Ambasadorin Angelov, u dakorduam për dosmosdonë e kultivimit të raporteve të mira fqinjësore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në frymën evropiane të traktatit të miqësisë midis dy vendeve tona. Theksova se Aleanca për Shqiptarët, njëjtë siç e ka përkrahur propozimin francez dhe kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, do të pëkrahë edhe ndryshimet kushtetuese për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe se krahas kësaj, do të shtyjmë përpara reforma të thella në drejtësi për të luftuar murtajën e korrupsionit.
Potencova lidhjet historike miqësore midis kombeve dhe vendeve tona, si dhe vullnetin e Aleancës për Shqiptarët për zgjerimin dhe thellimin e tyre. Në këtë rrafsh, shpreha përkrahjen tonë të parezervë për kompletimin e lidhjeve infrastrukturore përgjatë korridorit VIII, nga Durrësi deri në Varna, ku Maqedonia e Veriut është një urë lidhëse midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Me Ambasadorin Angelov, u pajtuam për të vazhduar këtë dialog në funksion të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të ankorimit të rajonit në bllokun perëndimor, larg ndikimeve dashakeqe të Moskës”, ka nënvizuar Arben Taravari./TS/