Një video rrëqethëse është publikuar në rrjetet sociale pas tërmetit të fuqishëm në Turqi që shkaktoi më shumë se një mijë viktima deri më tani, transmeton Gazeta Metro.
Siç shihet në video babai nuk mund t’i përmbajë lotët kur sheh kufomën e djalit të tij të vogël, i cili u nxor nga rrënojat.
Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.
Numri i të vdekurve në jug të Turqisë u rrit në 1.498, ndërsa i të lënduarve në 7.634 , tha një zyrtar nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Ndërkaq, Siria raportoi për 810 të vdekur./gazetametro.net