Në Polici raportohet se në një familje në fshatin Katund i Ri në Pejë ka ndodhur një konflikt mes bashkëshortëve.Konflikti mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast dyshohet se gruaja dhe burri i saj e kanë goditur njëri-tjetrin, duke pësuar lëndime trupore, për çka u desh edhe ndërhyrja e Policisë.Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se ngjarja dyshohet se ndodhi në shtëpinë e tyre, pasditen e së dielës, ku të dy bashkëshortët janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur.Posa rasti është raportuar në Polici, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shoqëruar dy palët në stacion për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet ndaj tyre, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Data 24.12.2025
Aktuale
- “Rituale të vogla – shpresa të mëdha me lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore”
- Taravari kundër akuzave të Bejtës: Shpifje dhe fabrikime politike
- Fondacioni dr. Verica Mehandzhiska dhe Zegin ndajnë bursa për studentët e Fakultetit të Farmacisë
- Hodhën molotovë para Kryeministrisë gjatë tubimit të PD, gjykata liron 4 protestuesit
- Mamdani: Do të luftoj islamofobinë dhe racizmin kundër palestinezëve
- Bullgaria ofron furnizim emergjent me mazut për Maqedoninë
- Shtyhet seanca e Këshillit gjyqësor për shkak të mospasjes së kuorumit
- Një fëmijë 15-vjeçar është dërguar i vdekur në Spitalin e Gostivarit


