Në kushtet e vënies në pikëpyetje të vazhdueshme dhe të tensionuar të nevojës për taksa të reja, akademiku Abdylmenaf Bexheti si argument thelbësor lidhur me këtë çështje e merr trajtimin shkencos, që sipas tij nuk ofron dëshmi se taksat e larta ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike.
Bexheti thekson se problemi është tek ne, sepse shpenzimi jo i duhur i parasë publike nuk ngjall besimin se të ardhurat nga taksat do të përfundojnë në vendet e duhura për përmirësimin e shërbimeve publike.
“Unë po avokohem për një periudhë kalimtare në progresion dhe që norma e parë të mbahet në 10% dhe norma e dytë të fillojë me prag mbi 100.000 denarë me 14 apo 15%, që 3 deri në 5 vite të tretin të përfshihej edhe norma prej 20%. Me këtë komuniteti i biznesit do të kishte kohë për përshtatje dhe planifikim, por duhet të pasohet me përmirësimin e institucioneve dhe ndarjen efikase të shpenzimeve publike, me prioritet në investimet prodhuese dhe kapitale”, thotë Bexheti në një intervistë për “Lokalno”./Intervista e plotë.