“Mirdita? A u lodhët? Po. Përditë vini kështu? Po. A e keni rëndë? Po.”
Nxënësit e shkollës Ibe Palikuqi në fshatin Paniçar të Komunës së Sarajit janë nisur për në shkollë por me frikë se muri i shkollës mund të bie, ashtu sikur para disa javevë kur ra çatia e shkollës.
“Në shkollën fillore Ibe Palikuqi në fshatin Paniçar para disa javëvë është shembur kulmi i kësaj shkolle, nëdrsa tash rrezikohet që edhe muri këtu jashtë të shembet”, thotë gazetarja Arbana Q. Klimenta.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri nuk kishte informacion se përse janë ndërprere punimet e shkollës.
“Do t’i grumbulloj informacionet, tash nuk e kam informacionin a është rregullimi teknik i dokumentacionit a është numri i nxënësve që duhet të ketë në atë objekt të shkollës, por në të ardhmen do t’i grumbulloj të gjithë të dhënat”, deklaroi ministri Shaqiri.
Ndëryshe në shkollën ndjekin mësim 28 nxënës me paralele të kombinuara. Rrugën për të arritur në shkollë për nxënësit është një sfidë në vetë, veçanarisht kur bie borë apo shi.