Sot janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet delegacioneve të Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësuesve të LSDM-së për zgjerimin e koalicionit qeveritar. Tv Shenja mëson jozyrtarisht se pritet që sot të përfundojë negociatat për caktimin e resorëve që pritet t’i marrë partia e drejtuar nga Arben Taravari. Sipas burimeve brenda kësaj partie, është pothuajse e sigurt se do të marrin Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Drejtësisë. Për ministrinë e tretë, është çështje që varet edhe nga ndarjet që do t’i bëjnë partnerët aktualë në Qeveri. Pritet që Aleanca për Shqiptarët të ketë përfaqësim serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Policinë Financiare e inspektorate të ndryshme.
Data 08.01.2026
Aktuale
- Bora e acari: Tragjedia e gjashtë viktimave në Evropë
- Bllokohet një korsi në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkak rënia e inerteve dhe prezenca e ujit në rrugë
- Ndërpritet qarkullimi në trafik për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë
- Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi të arrestuar në Gjermani për drogë
- Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi
- Britania nën alarm: Stuhia Goretti pritet të sjellë deri në 30 cm borë
- Situata kritike në lumin Vjosë, përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave në disa fshatra
- “Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes


