Zjarri që ka rënë në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës, që ndodhet në qendër të Prishtinës, ka bërë që i tërë objekti të mbetet pa energji elektrike.
Zjarrëfikësit kanë intervenuar pasi kanë marrë një thirrje për rënie të zjarrit në këtë ndërtesë.
Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore.
Në orët e vona, numri i punëtorëve në ndërtesë është i vogël, por në këtë objekt ndodhën shumë njësi të rëndësishme të RTK-së.
Mes tyre, janë edhe Radio Kosova 1, Radio Kosova 2 si dhe redaksia e faqes së internetit, rtklive.com.
Të gjitha këto media që janë në kuadër të RTK-së, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, aktualisht janë jashtë funksioni.
Edhe më tej, nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri.