Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” sonte në tubimin e organizuar nga Nevzat Bjeta në Gostivar u shpreh se ai nuk frikësohet nga shpata e Ali Ahmetit pasi sot nuk është kohë e monizimit e as e Xhaxhit Enver.
“Sa i përket shpatës, ne kemi kalkulu dhe e kemi menduar mirë kur i kemi hy kësaj pune, ndoshta te qytetarët paraqet një risi që nuk ka ndodh dikush i qeverisë të kritikojë qeverinë, dikush që ka poste të kritikojë qeverinë dhe ne jemi të lumtur që është një vlerë e re e BDI-së dhe politikës shqiptare, por sa i përket shpatës por edhe emëritimi i grupit të zjarrit, harrojnë se nuk jemi në kohën e monizimit, nuk jemi në kohën e xhaxhit, jemi në kohën e demokracisë, jemi në kohën e internetit, në kohën e mediave dhe e kanë shumë gabim nëse mendojnë se dikë mund ta frikësojnë me shpatë apo mekanizma tjera apo presione” u shpreh Mexhiti i “grupit të zjarrit” sonte nga Gostivari.