Pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm në mes dy Agjencive simotra ,sot u kurrorezua mundi shtatë mujor i vizitave , shkëmbimit bilateral dhe këshillimit të ndërsjelltë me nenshkrimin e marrëveshjes.Më konkretisht sot në ora 11 në Lokalet e Qeverisë së Republikes së Maqedonisë së Veriut ,në mes marrëveshjeve tjera ,u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëpunim në mes të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Drejtori Hajrullah Misini dhe Agjencisë Kosgeb nga Republika e Turqisë e përfaqësuar nga Kryetari i saj Hasan Basri Kurt .Pas këtij nënshkrimi në nenet protokolare ,palët u pajtuan që të përgadisin planin akcional për të jetësuar Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe vazhduar praktikën e shkëlqyer në mes dy vendeve në funksion të fuqizimit të shkëmbimit tregtar në mes dy vendeve.Mysafirët shprehën mbështetjen e parezervë për të ndihmuar Agjencinë në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe implementin e aktiviteteve këshillëdhënëse në mbështetje të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla.Po ashtu Kryetari i Kosgeb Hasan Basri Kurt gjatë darkës së shtruar ,falmnderoi për mikepritjen vëllazerore dhe ftoi drejtorin Hajrullah Misini dhe bashkëpuntorin etij ,Udhëheqësin e njësisë Gafur Zharku që ti`a rikthejnë vizitën në Turqi për të vazhduar aktivitetin e mëtejmë ,në funksion të implementimit të marrëveshjes së arritur.
Data 18.11.2025
Aktuale
- Vrasja e Egli Progës, gjykata liron nga qelia dy nga autorët e dyshuar
- Publikohen rezultatet e konkursit per bursat e nxënësve
- Aksi Fushë Krujë–Mamurras bllokohet nga inertet, uji del nga kanali nga rreshjet e shumta
- Aktakuzë ndaj një 23-vjeçari për abuzim seksual ndaj një vajze 5 vjeçare në Shkup
- MASH publikoi rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës
- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK
- 12.000 pensionistë të diskriminuar: Komisioni urdhëron Qeverinë të ndryshojë ligjin brenda 6 muajsh
- Kombinati i duhanit në Prilep fillon me blerjen e duhanit në 34 pika


